“Ne shkruajmë për ju”/ Ismail Kadare mesazh lexuesve nga Panairi i Librit

Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare nga Panairi i Librit ka dhënë një mesazh për lexuesit, teksa tha mes të tjerash që ata janë pjesa më e bukur e letërsisë.

Në fjalën e shkurtër të mbajtur para mediave, ai e ka nisur me batutë, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

“Mirëdita. Vetëm një fjalë… hajde gjeje vetëm një fjalë, është shumë e vështirë, është e pamundur zoti botues. Ju përqafoj të gjithëve, lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë, ne shkruajmë për ju, ne kemi mendjen tek ju, ne duam të dimë çfarë mendoni ju a na pëlqeni a s’na pëlqeni, apo thoni ‘mjaft se këtë që thotë ky e kemi dëgjuar njëherë’. Ju uroj gjithë të mirat”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *