Në mungesë të ‘meshkujve’ vajzat puthin në buzë njëra-tjetrën! Kush janë protagonistet e radhës

Fifi duket se po e ndjen mungesën e një mashkulli në jetën e saj, sepse i kërkon vazhdimisht ‘vëllait të madh’ t’i sjellë një të tillë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mbrëmë, teksa po qëndronte në oborr me disa banorë të tjerë, këngëtarja i dha leje Beniadës që t’i dhuronte disa puthje në buzë. Modelja seksi iu afrua menjëherë, pavarësisht pranisë së të tjerëve.

“Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull ta puth tamam”,- tha Fifi.

Ndërkohë, e gjithë kjo skenë ndodhi përpara syve të Donaldit, tek i cili ishte mbështetur Fifi. Ai tha “Zot i madh!”, duke nënkuptuar se për të, këto veprime janë jo normale.

Megjithatë, vajzat e kaluan me të qeshur dhe vazhduan bisedën me të tjerët përreth tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *