Ndodhi ajo që s’pritej…/ Një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit: KQZ të më zëvendësojë    

Pikërisht atëherë kur mendohej se ai dhe forca e tij do të ishin një faktor qeveri-formues, kreu i socialdemokratëve Tom Doshi, ka vendosur të braktisë mandatin e tij.

Kryesuesi i listave të Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, me anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga listat si kandidat për deputet.

Doshi kërkon që KQZ-ja të bëjë zëvendësimin e tij me një tjetër person. Vendimi i Doshit ka ardhur në mënyrë të papritur, kur në fakt PSD-ja sipas të dhënave zyrtare, ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, prej 2542 fletësh votimi.

Letra e dorëzuar nga Tom Doshi:

“Kërkesë

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se, në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumë emërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021..

I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve ët Kodit Zgjedhor.

Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ, sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”.

Nuk dihet ende se çfarë e ka detyruar Doshin të marrë këtë vendim dhe të largohet befas nga politika, kur ishte po vetë ai që pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, për të mos garuar në zgjedhjet e 25-prillit, bëri çmos që të ishte pjesë e tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *