Ndodh vetëm mes VIP-ash/ Kim Kardashian fanse e lidhjes së ish-burrit të saj Kanye West me Irina Shayk

Teksa Kanye West po shijon romancën me modelen seksi Irina Shayk, duket se Kim Kardashian nuk është edhe fort e lënduar për këtë fakt.

Burime pranë Kim Kardashian kanë thënë se ajo mbështetet çiftin dhe ndihet vërtet e lumtur për West dhe dëshiron që ai të vazhdojë më tej.

‘Kim është e lumtur për atë dhe do që ai të nisë një kapitull të ri. Ajo mendon se Irina është njeriu i duhur për të, pasi Kim është e kënaqur me sjelljen e saj,”– ka thënë një burim ekskluzivisht për ‘Us Weekly’

Kujtojmë se mediat e huaja kanë aluduar se lidhja mes Kanye West dhe Irina Shayk ka nisur disa muaj më parë. West sapo u nda nga Kim bëri veprimin që askush nuk e priste, hoqi nga follower-sat e tij të gjitha motrat Kardashian, e për këtë, duket se Kim nuk e mban mëri…

/Burimi: Us Weekly/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *