Ndezën zjarr por nuk mbajtën nën kontroll flakët, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Dy persona janë proceduar penalisht në Gjirokastër, pasi kanë djegur sipërfaqe të tëra toke me bimësi.

Dyshohet se shtetasit me iniciale S. K., 41-vjeç dhe B. B., 62-vjeç kanë ndezur zjarr për djegien e barrave, por flakët kanë dalë nga kontrolli ku për pasojë kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra toke.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S. K., 41 vjeç, banues në fshatin Kardhiq, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në vendin e quajtur “Mbrete”, në fshatin Kardhiq, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Gjithashtu, po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin B. B., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në lagjen “Gërhot”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur mbetje të ndryshme në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *