Ndërroi jetë sapo solli në jetë vajzën, mjekët: Do flasim pasi të dalë përgjigjja e autopsisë

Katër ditë më parë, një 31-vjeçare humbi jetën pasi solli në jetë foshnjen. Elisabeta Lamaj ndërroi jetë në maternitetin e Fierit, e ndërsa mjekët kanë përcaktuar infarktin akut të miokardit si shkak të vdekjes së saj.

Lamaj humbi jetën pas kryerjes së anestezisë lokale ditën e shtunë në maternitetin e Fierit, ku shkoi të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë (vajzë). Foshja që solli ne jetë është në gjendje të mirë shëndetësore. Bashkëshorti i të ndjerës, Leonard Lamaj, ka bërë kallëzimin penal në policinë e Fierit për mjekim të pakujdesshëm.

Prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërsa është kryer autopsia e trupit të së ndjerës dhe priten konkluzionet mjeko-ligjore për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Drejtoresha e maternitetit të Fierit është shprehur se do të flasë në lidhje me rastin, pasi të vijë përgjigjja e autopsisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *