“Na kërcënojnë”/ Mjekët e spitalit të Fierit në protestën e dytë: Policia të marrë masa!

Personeli mjekësor i spitalit të Fierit është ngritur sërish sot në protest në lidhje me rastin e publikuar dy javë më parë, ku qytetari Ardit Klima i denoncoi ata në një emision investigativ për dhunën që sipas tij, mjekët kishin ushtruar ndaj tij. Ata deklarojnë se i riu Ardit Klima, i cilësuar sipas tyre me probleme të shëndetit mendor, ka shkuar dje në poliklinikën duke mos i lejuar të ushtrojnë profesionin e tyre, i ka fyer dhe kërcënuar.

Sipas mjekeve personi në fjalë është futur në spital dhe ka kërkuar shërbim për të atin në shtëpi, çka nuk ofrohet nga mjekët e spitalit, por ata të poliklinikës.

Mjekët deklarojnë se nëse nuk merren masa nga policia për ndalimin e këtij personi ata do të përshkallëzojnë protestat.

“Personi që ka qenë problem në spitalin e Fierit, ndodhej në Poliklinikë dhe vjen kap mjekë të ndryshëm ti do vish të vizitosh babain tim. Instancat shtetërore nuk kanë marrë asnjë masë për vështirësitë që na janë dashur për përballjen me koronavirusin. Instancat shtetërore të marrin masa sa më shpejt, kjo protestë sot e vogël nesër mund të jetë e madhe dhe kjo mund të bjerë në kurriz të qytetarëve”, deklaroi një mjek.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *