Makina përplas biçikletën në aksin Lushnje-Berat, në gjendje të rëndë 68-vjeçari

Nuk kalon ditë ku në rrugët e vendit tonë mos të ketë aksidente. Policia bën me dije se në aksin nacional Lushnje-Berat një mjet tip ‘Benz’ me targa AA 379 TR ka aksidentuar një 68-vjecar që udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Barbullinjë, në orën 11:15 të ditës së sotme, 3 qershor.

Mësohet se 2 pasagjerët në kamion kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa drejtuesi i biçikletës, shtetasi Flamur Gjata, me profesion veteriner, si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të shumta në trup. Sipas bluzave të bardha, Gjata ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në kujdesin e mjekëve të Reanimacionit. Ndërkaq efektivët kanë arrestuar drejtuesin e furgonit, shtetasin me iniciale I.A., 48 vjec dhe po hetojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Informacioni plotë i policisë:

Sot rreth orës 10:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, shtetasi I. A., 48 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin F. Gj., 68 vjeç, banues në Fier-Shegan, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *