Murrizi çon në SPAK tenderat ‘skandaloz’ të Divjakës, 11 milionë euro për më pak se 2 mijë lopë

Deputeti opozitar Myslim Murrizi ka çuar sot në SPAK padi për 2 tendera të bashkisë së Divjakës, të cilat kanë të bëjnë me vaditjen me pika dhe tenderin e lopëve.

Ai tha se 1912 lopë, që u janë shpërndarë fermerëve kanë kushtuar 4.5 milionë euro, përafërsisht sa trefishi i çmimit të tregut.

“Për sistemin e ujitjes me pika në Bashkinë Divjakë, i cili është jashtë funksionit sot e kësaj dite. Tenderi i dytë është tenderi i lopëve të famshme. 4.5 milion euro janë marrë 1912 lopë. Është tre herë e gjymë më shtrenjtë se sa çmimi i tregut. Ftoj SPAK që të koordinojë dokumentacionin, sa ka ardhur një lopë nga Danimarka, ku janë shpërndarë. Dhe tenderi i vaditjes me pika, kam renditur disa kallëzime, që nga sahati i ujit që duhet të paguajnë fermerët e deri te shtrirja e tubave. Nuk besoj se këta kanë luksin të tallen me 11 milion euro të qytetarëve shqiptarë, me tendera të këtij lloji”, deklaroi Murrizi.

Kujtojmë që deputeti Murrizi ka qenë ai që ka çuar në SPAK edhe tenderin e uniformave të policisë, për të cilin 8 zyrtarë ndodhen pas hekurave në pritje të përballjes me drejtësinë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *