Mourinho nis punën, trajneri tenton të bindë yllin argjentinas të transferohet në Romë

Ngurrimi i Interit për të firmosur me Paulo Dybalën, pavarësisht se palët kanë një akord paraprak, ka bërë që Jose Mourinho të angazhohet personalisht për të bindur argjentinasin të transferohet në Romë.

Ish-numri 10 i Juventusit preferohet shumë nga trajneri portugez, që mund ta aktivizojë pas sulmuesit, qoftë në rreshtimin 3-4-2-1, që përdori sezonin e kaluar, qoftë atë 4-2-3-1, që e preferon prej vitesh.

Portugezi ka përsëritur kërkesën e tij për një sforco të fundit, për të transferuar Dybalën, megjithatë problemet për t’u zgjidhur tashmë janë dy, dëshira e argjentinasit dhe ajo e pagës.

Momentalisht vetë Dybala preferon të luajë në Champions dhe vetëm Mourinho mund ta bindë të pranojë Romën, ndërsa më pas i takon Thiago Pintos që të bindë argjentinasin të ulë pagën.

Pretendimet paraprake të menaxherit të Dybalës ishin për një rrogë vjetore prej 8 milionë eurosh dhe shumë bonuse të kripura, por duke parë interesin në rënie, sigurisht që tashmë mund të negociohet për shifra më të ulëta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *