Moti për sot/ Rikthehen reshjet e shiut në vend

Mot shumë jo-stabil pritet për ditën e sotme në Shqipëri, ku gjatë ditës pritet të ketë zhvillime mjaft të fuqishme të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe intensive priten në veri, qendër dhe jug të vendit ku ka gjasa edhe për shtrëngata të fuqishme dhe breshër.

Mot i ngjashëm na pret edhe të premten dhe të shtunën, me reshje të herëpashershme shiu në vend.

Reshje lokale priten edhe të dielën, por po ashtu presim ulje të temperaturave. Në viset malore presim reshje bore. Në Shqipëri reshjet do të ulen në intensitet. Ka gjasa që reshje afatshkurtra bore të paraqiten edhe në disa vende pak më të ulëta mbidetare në viset kontientale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *