Mosha është thjesht një numër, modelja 57-vjeçare që po çmend rrjetin me format e saj

Ish-supermodelja Polina Parizkova, së fundi ka postuar një foto me bikini në proflin e saj në Instagram, e cila shfaqet mahnitëse dhe më seksi se kurrë. Ajo që bie në sy, janë format e saj trupore tepër elegante edhe pse Polina është 57 vjeçe. Parizkova flet për narcisizmin e të famshmëve dhe thotë se është po aq fajtore sa kushdo tjetër. Në postimin e saj modelja bën pyetjen: “A ekziston fakti se narcistët tërhiqen në thelb nga një jetë ku janë qendër e vëmendjes apo vëmendja i bën ata narcistë?”

Në moshën 18-vjeçare, Polina Parizkova u bë modelja e parë nga Evropa Qendrore që pozoi për kopertinën e revistës amerikane “Sports Illustrated’s Swimsuit Issue”. Në vitin 1988, ajo u bë modelja më e paguar në histori për një bashkëpunim kur nënshkroi një kontratë 6 milionë dollarëshe me markën e njohur “Estée Lauder”.

Sot ajo është 57 vjeçe dhe është e vendosur të mos konsiderohet “e padukshme”. Kjo shihet edhe nga llogaria e saj personale në Instagram, teksa herë pas here poston foto në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet gjithmonë e mrekullueshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *