Mori garanci, apo u tremb?/ Telefonata ‘misterioze’ që mbylli protestën e Berishës për marrjen e PD-së. Kush i telefonoi deputetit Noka?  

Nuk është hera e parë që Sali Berishës i ndodh kjo gjë gjatë protestave të dhunshme… Por edhe sot ka qenë një telefonatë “miosteriooze” fillimisht e bërë në numrin e deputetit demokrat Flamur Noka, i cili ja ka pasuar më pas atë ish-kryeministrit.

Kjo bëri që Berisha të deklaronte menjëherë mbylljen e protestës për ditën e sotme, por duke bërë premtimin se një tjetër edhe më “e madhe” do të zhvillohet.

Këtë Berisha e deklaroi para mediave, duke premtuar se protesta do të vazhdojë dhe në forma më të fuqishme se kjo e sotmja.

“Ju ftoj ta mbyllim këtë protestë sot këtu, për ta vazhduar në mënyrën më absolute në forma më të fuqishme se kjo që u bë sot”,- tha Berisha pas telefonatës misterioze.

Pas më shumë se tre orësh, ish-kryeministri Sali Berisha, vendosi që ta mbyllë protestën kombëtare, e cila sipas tij kishte për qëllim rimarrjen e selisë së Partisë Demokratike.

Pas disa tentativash për t’u futur në selinë blu, Berisha dhe militantët e tij janë larguar pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Berisha tentoi dy herë të tjera për t’u rikthyer në selinë blu, por ai dhe mbështetësit e tij të cilët u pakësuan ndjeshëm u sprapsën nga forcat e policisë.

Pasi erdhi përqark unazës dhe bulevardit, Sali Berisha është tërhequr pas një telefonate që ka marrë në celular, siç deklaruan burime mediatike që kanë qenë pranë tij në ato momente.

Nuk bëhet me dije se kush e telefonoi Sali Berishën, por fill pas këtij komunikimi, ish-kreu i demokratëve, ka tërhequr turmën drejt banesës së tij, nga ku njoftoi mbylljen dhe shpërndarjen e militantëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *