Monza me synime të qarta, tenton dyshen uruguaiane të sulmit

Edinson Cavani mund të rikthehet në Itali, pasi u largua nga Manchester United këtë verë, pavarësisht përpjekjeve për të siguruar një vend te “Djajtë e Kuq” sezonin e kaluar. Megjithatë shënoi vetëm dy gola në 15 ndeshje për United në sezonin e fundit.

Uruguaiani ende e di se si ta gjejë rrjetën dhe ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshje për kombëtaren e tij këtë vit. Sipas raportimeve nga mediet italiane, drejtori i Monzas, Adriano Galliani është i interesuar për të nënshkruar me Cavanin duke pasur parasysh përvojën e tij dhe ka hyrë në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit.

Klubit italian i mungon përvoja në elitën e futbollit italian dhe do të përfitonte jashtëzakonisht shumë nga një njeri që ka shënuar mbi 100 gola në Serie A për Napolin dhe Palermon.

Ndërkohë përveç Cavanit në listën e dëshirave të Berlusconit është edhe një tjetër sulmues uruguaian. Mediet italiane theksojnë se klubi italian ka kontaktuar edhe përfaqësuesin e Luis Suarez, për t’u njohur me kushtet e 35-vjeçarit. Suarez ka luajtur për një nga emrat më të mëdhenj të futbollit europian, si Barcelona, ndaj eksperienca e tij do ishte shumë thelbësore për ekipin e sapongjitur në Seria A.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *