Mohamed Salah shkruan historinë me Liverpool, Van Dijk “ Mo shihet si një legjendë në Anfield”

Mohamed Salah do të “shihet si një legjendë” pasi të varë këpucët.

Sulmuesi egjiptian është bërë i preferuari i tifozëve në Anfield, me 183 gola për Reds duke e barazuar atë me Robbie Fowler në tabelën e golashënuesve të të gjitha kohërave të klubit.

Ai ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze ndërsa ishte në Liverpool  duke përfshirë titujt e Premier League dhe Champions League së bashku me tre Këpucë të Artë dhe dy çmime si Lojtari i Vitit në Angli.

Van Dijk pret që kjo të ndryshojë me kalimin e kohës, me mbrojtësin holandez të mahnitur nga ajo që ka arritur një koleg i talentuar i klubit.

“Shumica e lojtarëve këtu kanë kontribuar për të fituar trofe të mëdhenj. Mo do të shihet patjetër si një legjendë.

Ai është një lojtar kaq i rëndësishëm.

Në një fazë të mëvonshme, mendoj se gjërat që ai ka bërë do të vlerësohen shumë më tepër nga bota. Ne vlerësojmë gjithçka që ai bën çdo ditë, shohim gjithë punën e palodhur që ai bën.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *