Modelja e njohur ‘godet’ me një mesazh domethënës për të gjitha gratë, ja cfarë bëri kësaj here

Modelja e njohur Ashley Graham ka rënë shpesh në sy për nismat e saj për t’i bërë gratë ta duan trupin e tyre me ‘defektet’ që mund të kenë, por këtë herë ajo ka postuar foto nudo të sajat dhe të grave të tjera nëpër botë të cilat paraqesin qartë strijat dhe celulitin.

Mesazhi ishte i qartë për të gjithë: Përsosmëria nuk ekziston, por të gjitha femrat janë të bukura.

“Teksa moti bëhet më i ngrohtë, shumë njerëz duhet të veshin më pak rroga e të tregojnë më shumë pjesët e trupit. Shpresoj që të gjitha këto fotografi të trupave të bukur, për të dhënë mesazhin që të gjithë duam të duam veten e trupin tonë.

Më besoni kur them që trupi juaj është i bukur dhe mos gënjeni vetëm duke thënë që nuk jam seksi, më e dobët, kam të meta, jo aspak! Mos lejoni që mendja juaj t’iu ndalojë të shijoni jetën në maksimum. Vishini një bluze të shkurtër dhe rroba banje, sepse është shumë nxehtë.

Mos harroni (Duajeni trupin tuaj dhe veten çdo ditë e më shumë”, shkroi Graham përbri fotove të publikuara në “Instagram”.

 

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *