Mjeti del nga rruga dhe përmbyset në aksin Burrel-Ulëz, plagosen rëndë 5 pjesëtarët e një familjeje, njëri niset drejt Tiranës

Burrel- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bushkak të Burrelit, në aksin Burrel-Ulëz. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 5 persona të një familjeje nga Dibra. Të plagosurit janë nisur dërguar në spitalin e Burrelit ndërsa njëri prej tyre është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Sipas raportimeve paraprake të aksidenuarit ndodhen në gjendje stabël. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rugë.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *