Ju mund të mendoni se kënaqësia që iu jep shijimi i mjedrave të kuqe, të ëmbla, gjithë lëng, me shije unike e që ju bëjnë vazhdimisht të zgjasni dorën e të hapni gojën, është arsye mëse e mjaftueshme për t’i pëlqyer. Do iu duhet ta rimendoni. Sepse mjedrat nuk janë thjesht një frut i zakonshëm, por kanë dhe shumë atribute të tjera të shëndetshme
Deri pak kohë më parë mjedrën (ndryshe e njohur dhe si mana toke) mund ta shijonim vetëm në stinën e verës, por tani falë teknologjive të prodhimit në sera mund të vilet dy ose më shumë herë në vit.
Në Shqipëri, fermerët e kanë përqafuar kultivimin e mjedrave, duke parë potencialin e madh të këtij fruti dhe kërkesave në rritje për të, duke qenë një mrekulli për shëndetin. Siç është rasti i fermës Superberry Albania në Divjakë, e mbështetur nga një projekt i qeverisë hollandeze, e cila prodhon në serrat e saj mjedra të cilat përveç kënaqësisë na falin edhe shëndet.
Vlerat ushqyese të mjedrave
Një kupë me mjedra (rreth 123 gramë) përmban 64 kalori, 1.5 gram proteinë, 0.8 gram yndyrna dhe 15 gram karbohidrate (duke përfshirë 8 gram fibra dhe 5 gram sheqer). Mjedrat variojnë në ngjyra, ku secila prej tyre ka një përbërje unike të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Nga një kupë me mjedra ju siguroni 54% të nevojave tuaja për vitaminë C, 12% për vitamin K, 6% folat, 5% të vitaminës E, hekur dhe potassium dhe 41% të nevojave ditore për manganez, gjitashtu dhe vitamin B-6, calcium, magnez, zink dhe koper. Mjedrat përmbajnë dhe antipoksiduesit alfa dhe beta-karoten dhe kolinë.
Në Shqipëri, fermerët e kanë përqafuar kultivimin e mjedrave, duke parë potencialin e madh të këtij fruti dhe kërkesave në rritje për të.
Përfitimet shëndetësore
Konsumimi i ushqimeve bimore, si mjedrat mendohet se ul rrezikun e obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe vdekshmërisë në përgjithësi, duke iu rritur energjinë dhe duke iu ulur peshën. Gjithashtu një sërë studimesh kanë treguar për një lidhje pozitive mes konsumimit të mjedrave dhe përmirësimit të memories.
Shëndet zemrës
Ushqimet e pasura me flavonoid, siç është dhe rasti i mjedrave ulin rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskolare. Potasiumi tek mjedrat ndihmon shumë edhe në shëndetin e zemrës. Në një studim, njerëzit që konsumuan 4,069 mg potasium në ditë kishin 49% më pak rrezik ndaj sëmundjeve ishemike, krahasuar me ato që konsumonin më pak potasium (rreth 1,000 mg në ditë).
Parandalon kancerin
Mjedrat kanë antioksidantë shumë të fuqishëm që veprojnë kundër radikaleve të lira duke penguar rritjen e tumorit dhe uljen e inflamacionit në trup. Të njëjtat polifenole që mbrojnë zemrën nga sëmundjet e zemrës, gjithashtu ndihmojnë për të ngadalësuar zhvillimin e kancerit, të disa llojeve, duke përfshirë atë të ezofagut, mushkërive, gojës, mitrës, pankreasit, prostatës dhe kolonës.
Menaxhon diabetin
Çdo ushqim bimor që ka lëkurë është shumë e pasur me fibra dhe mjedrat kanë shumë lëkurë. Ushqimet me fibra të larta e mbajnë sheqerin në gjak të stabilizuar. Studimet kanë treguar se diabetikët e tipit 1, që konsumojnë dieta me fibra të larta kanë nivel të ulët të glukozës në gjak, ndërkohë që ato të tipit 2, kanë një përmirësim të sheqerit në gjak në nivelet e lipideve dhe të insulinës.
Ndihmon tretjen
Fibrat dhe sasia e ujit tek mjedrat ndihmojnë konstipacionin duke e mbajtur të shëndetshëm traktin tretës, duke nxjerrë në këtë mënyrë jashtë toksinat.
Kthjellon shikimin
Ushqimet e pasura me vitamin C, si mjedrat kanë treguar se i mbajnë sytë e shëndetshëm, pasi i mbrojnë ato ndaj dëmtimit të rrezeve UV. Mjedrat gjithashtu përmbajnë antioksidantin zeaxanthin, që filtron rrezet e rrezikshme blu si dhe mendohet se kanë një rol mbrojtës në shëndetin e syrit.Agro Web