Miqtë e Luizit nxjerrin ‘zbuluar’ Jurgenën: Nuk donte të postonte fotot me Kiarën

Mbrëmjen e djeshme, Meridiani u akuzua nga Anaid Kaloti se është duke bashkëpunuar me ‘Top Channel’ për të marrë në dorëzim profilin e Instagram-it të Luizit. Gjatë një videoje live me miqtë e ngushtë të Luizit, Mario dhe Joni, Meridiani i mohoi akuzat e Anaidit.

Ai tregoi se vetë Joni ja ka dorëzuar Instagramin e Luizit fill pas hyrjes së tij në “Big Brother VIP” dhe u shpreh se, nëse do t’a donte profilin e tij, mund ta kishte marrë qysh atëherë.

Mirëpo, ai shtoi se hoqi dorë nga menaxhimi i Instagramit pasi nuk binte dakort me Jurgenën për postimet që do të bënin.

Miqtë e Luizit dhe Meridiani thanë se Jurgena ka qenë kundër postimeve të fotove të Kiarës.

Rikujtojmë se, dita ditë më parë në Instagramin e tij u vu re mungesa e fotove të Kiarës në profil.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *