Meta përkujton ditën e lindjes së ish-Presidentit Nishani: Mungesa e tij na ka lënë boshllëk të madh

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar sot, 29 shtatorin, datën e lindjes së ih-Presidentit të ndjerë të Shqipërisë Bujar Nishani.

Me anë të një mesazhi të ndarë në rrjete sociale, Meta shkruan se do donte që ta festonte 56 vjetorin e lindjes së ish-Presidentit Nishani, ndërkohë që shton se mungesa e tij ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

“Sot më 29 Shtator, përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani. Do të donim shumë që këtë 56-vjetor të lindjes ta festonim së bashku me Presidentin, mungesa e të cilit ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët.

Presidentin Nishani do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë dhe mençurinë, vlera të cilat ai i shfaqi çdo ditë në detyrën e Kryetarit të Shtetit, por edhe në çdo detyrë tjetër dhe angazhim politik”, thekson Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *