Mësim midis lufte/ Nxënësit në Kiev do të zhvillojnë mësimin online

Ndonëse Ukraina, tashmë prej 33 ditësh është në luftë, sërish autoritet e këtij vendi po tentojnë një rikthim të normalitetit në jetën e qytetarëve.

Nxënësit në kryeqytetin ukrainas, Kievi, do të mund t’i rikthehen mësimit sot, përmes platformave online, sipas BBC. Lajmin për rihapjen e shkollave e ka njoftuar Kryetari i Kievit Vitali Klitschko. Ai tha se orët mësimore do të përshtaten me pushtetet aktuale duke përdorur platforma të ndryshme.

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe punojë edhe në kushte të tilla të vështira të gjendjes ushtarake. Ata po tentojnë të na frikësojnë, por nuk do të funksionojë”, tha ai.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë larguar nga shteti që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *