E urojnë për postin e ri si pasojë e emrit/ Ish-deputetja socialiste, Vasilika Hysi qartëson situatën

Vasilika Hysi, është një ndër avokatet që ka fituar garën në zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme në Dhomën e Avokatisë. Por, ndonëse emri I njëjtë është bërë shkak që të lindin aludime se bëhet fjalë për ish-deputeten socialiste. Ndërkohë që e vërteta qëndron ndryshe, pasi avokatja që ka fituar garën, është një tjetër zonjë, por me emër dhe mbiemër të njëjtë si ish-deputetja.

Për këtë ngatërresë, Ish-deputetja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka qartësuar situatën, duke u treguar qytetarëve se kanë ngatërruar person, ku bën të ditur se ajo gjithashtu ka marrë edhe shumë telefonata dhe mesazhe urimi.

Megjithatë, Hysi falenderon ata që e kanë “votuar” dhe “uruar për garën”, por sqaron se nuk është ajo avokatja që ka fituar.

Postimi i plotë i ish-deputetes socialiste:

Sqarim, ndonëse i vonuar, por i nevojshëm

Dhoma e Avokatisë ka zhvilluar zgjedhjet e saj. Një ndër avokatet që ka fituar garën është avokate Vasilika Hysi.

Duke falenderuar ata që “më kanë votuar” dhe “uruar për garën”, sqaroj se nuk jam unë personi, por një zonjë tjetër që ka emër dhe mbiemër të njëjtë me mua.

Duke qenë se shpesh marrë telefonata, mesazhe sikur të isha avokate, edhe këto ditë kam marrë të tilla, sqaroj:

si deputete nuk mund ta ushtroja avokatinë;

as tani nuk e ushtroj avokatinë;

nuk ka pasur dhe nuk kam zyrë avokatie;

nuk merrem me çështje pronash ose çështje të tjera juridike.

Grave avokate që garuan dhe fituan i uroj suksese në ushtrimin me dinjitet dhe integritet të profesionit të tyre!

Me respekt Vasilika Llambi Hysi./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *