Merr flakë mjeti në Qafën e Muzinës, nuk dihet gjendja e shoferit

Një automjet është shkrumbuar këtë të enjte në Qafën e Muzinës, Gjirokastër.

Dyshohet se makina ka marrë flakë nga një defekt në sistemin elektrik ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.

Mësohet se mjeti është djegur totalisht, ndërsa gjendja shëndetësore e shoferit ende nuk është bërë i ditur.

Si pasojë e ngjarjes është krijuar radhë e gjatë trafiku në aksin Gjirokastër-Sarandë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *