Alarm për bombë në disa shkolla në rajonin e Gjilanit

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, disa shkolla në rajonin e Gjilanit kanë marrë alarmin për bombë. Alarmi është dërguar në shkollat në Novobërdë, Kamenicë e Ranillug, përmes emailit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani.

Alarm për bomba ka pasur edhe në shkollat në veri të vendit, si dhe mësimi është ndërprerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *