“Më vrau shpirtin”/ Nëna e Alket Muhaj akuza gjykatëses: Na thoshte “Pusho, mos fol!”

Prindërit e të ndjerit Alket Muhaj që u vra në vitin 2018 nga Et’hem dhe Dino Muhaj nuk e pranojnë vendimin e gjykatës së Gjirokastrës e cila dënoi autorët me 37 vite burg në total.

Nëna e Alket Muhajt ka shpërthyere revoltuar jashtë dyerve të gjykatës pasi gjyqtarja Blerta Çibuku vendosi 37 vite burg për vrasësit e djalit të saj. Ajo tha se gjyqtarja i ka nxjerrë autorët të pafajshëm për mbajtjen e armës dhe në katër vite nuk e ka thirrur asnjëherë atë si nënë për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.

“Blerta Çibuku u bënë katër vite mua si nënë nuk më ka pyetur asnjë herë po na thonin pusho mos fol. Më kanë vrarë zemrën e një nëne ashtu si ma vranë ata kriminelë djalin e vetëm. Më ka vrarë edhe Blerta Çibuku. Me çfarë e vranë e ata me gisht apo pati ndërhyrje Blerta Çibuku?”, u shpreh ajo.

Ndërkohë babai i Alketit ka hedhur akuza mbi gjykatën dhe gjyqtaren Blerta Çibuku duke e cilësuar të korruptuar. Ai i bën thirrje institucioneve që të hetojnë këtë gjyqtare lidhur me çështjen në fjalë dhe të sqarojnë vendimin e gjykatës pasi vendosi rrëzimin e akuzave për armëmbajtje pa leje.

“Këtu janë të tërë të korruptuar. Nuk jemi të kënaqur. Gjyqtarja Blerta Çibukun ta pyesim me çfarë është vrarë ai djali jonë. Me çfarë e kanë vrarë, me pëllëmba? Pa pikë turpi, gjykata të korruptuara dhe të menderosura. Është bërë si hale, çfarë gjykate është kjo. Gjykatë e ulur dhe e turpëruar. Këtu çdo gjykatë e ka shtyrë 3 vjet këtë punë. Një gjykatës i mëparshëm e ka shtyrë këtë proces pafund. Vetë ai, e hoqën atë dhe e mori kjo Blerta. E korruptuar kokë e këmbë. Gjyqtare e turpëruar për këto veprime. Me këtë vendim nuk jemi dakord. Duam që kush e ka në ngarkim këtë gjykatë, t’i futet kësa gjyqtare dhe sa gjykate të nxjerrë në shesh këtë problem. Autorët të jetë për mua, donin dënim maksimal. Jemi të pakënaqur me vendimin.” – tha babai.

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, dënon me 37 vjet burg gjithsej, Et’hem dhe Dino Muhaj të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj. Gjykatësja Çibuku ka dhënë 20 vjet burgim për Et’hem Muhaj dhe 17 vjet burgim për të birin e tij Dino Muhaj.

SI NDODHI NGJARJA

Vrasja e Alket Muhajt tronditi zonën e Memaliajt 6 shtatorin e vitit 2018. I ndjeri u gjet i vrarë në tokën e tij në fshatin Rabije ku kishte dalë për të kullotur bagëtitë.

Ai u gjet i vrarë me dy plumba, një në kokë dhe një në trup. Asokohe policia tha se i riu është vrarë pasi denoncoi mbjelljen e parcelave me kanabis në zonën e Memaliajt. Një pistë tjetër për vrasjen e tij ishte dhe ajo e konflikteve për pronat, ku sipas gruas së tij, 43-vjeçari ishte shfaqur i shqetësuar, shqetësime të cilat ia kishte shfaqur edhe asaj por pa i përmendur diçka konkrete.

Vetë viktima jetonte në fshatin Rabie bashkë me gruan dhe me dy fëmijët, ndërsa prindërit e tij jetonin në Patos.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *