Me tumor apo jo? Kiara i bën kërkesën e veçantë ‘BBV’: Ju lutem mos ma nxirrni jashtë Luisin!

Pas deklaratave të Luiz Ejllit se është i sëmurë me tumor, në shtëpinë e Big Brother Vip Albania kanë nisur debatet dhe argumentet pro dhe kundër tij.

Ndër banorët i cili ka komentuar gjendjen e Luisit është edhe Kiara Tito. Në një bisedë me moderatoren Arbana Osmani, Kiara i ka drejtuar një lutje Big Brotherit për të mos e nxjerrë Luisin nga shtëpia.

Pjesë nga biseda:

Arbana: Çfarë po mendon?

Kiara: Nuk e di, çfarë s’po mendoj. Thjesht, realisht uroj që të bëhet më e mira për Luisin por nuk do të doja që ai të dilte nga shtëpia.

Arbana: Cila do të ishte më e mira për Luisin?

Kiara: Nuk e di thjesht pa Luisin në këtë shtëpi nuk rrihet. Nuk dua të tregohem egoiste, por mos ma nxirrni nga shpia ju lutem./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *