“Me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves”, Rama takon futbollistin shqiptar në Hungari

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë një vizite në Hungari është takuar me lojtarin e kombëtares, Myrto Ozuni. Në një foto të publikuar në ‘Facebook’, Rama shihet së bashku me Ozunin, dhe ky i fundit i ka dhuruar kryeministrit një fanellë me numrin 77, ku të stampuar ka emrin e mbiemrin e kryeministrit.

Rama nuk i kursen notat e humorit mbi foton e publikuar dhe rikujton golin që Ozuni i bëri Juventusit, ekipit të preferuar të kryeministrit në “Champions League”.

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkruan Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *