“Më ka marrë malli për 2 gishtat”/ Rama nuk humbet kohë, ironizon opozitën dhe mbron Erdoganin

Kryeministri Edi Rama qenë i pranishëm këtë mesditë në Laç ku ka dhuruar banesa për 500 familje të prekura nga tërmeti. Ai në fjalën e tij, nuk ngurroi të thumbonte opozitën, duke thënë se PD ofron vetëm brava duke kujtuar këtu krisjen e brendshme të asaj partie.

Sakaq, kryeministri falënderoi presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan dhe Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë.

“Këto shtëpi do i keni falas. Duke qenë se ju votoni atë partinë tjetër, bëni kujdes mos iu ndërrojnë bravën. E kam pritur këtë moment edhe për këtë arsye. Shumë herë ajo partia e shumicës këtu, aman mi ngrini dy gishtat se më mori malli. S’po i shoh në asnjë vend. Këtu është shembulli se rindërtimi nuk është bërë për socialistët. Për të gjithë ata që mund të kenë dëshirë të bëj foto me mua, apo ata që ma lexojnë librin e shtëpisë pas shpine kur kaloj në rrugët e Laçit, ne ishim të vendosur për mnos t’ju lënë vetëm. E kam thënë më parë, nga dheu do i nxirrja lekët për shtëpitë tuaja.

Shumica janë financim i qeverisë shqiptare, por në këtë rast është financim i qeverisë turke. I atij mikut tim që kur disave kur u del në Facebook, bëjnë lloj-lloj komentesh të padenja. Ai u gjen si të ishte lindur, rritur dhe të kishte njerëzit e tij këtu. Duke vënë në dispozicion forcën e miqësisë dhe solidaritetit”, është shprehur Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *