“Më e lumtur se kurrë”/ Fjolla Morina prezanton të dashurin e ri

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, ka hedhur pas lidhjen e saj me Fisnik Sylën dhe është më e dashuruar se kurrë. Këtë lajm e ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në Instagram. Fjolla ka publikuar disa imazhe ku duket një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, në formë zemre dhe shkronjën ‘F’ në mes.

Jo vetëm kaq,po në disa imazhe të tjera duket edhe një letër me një dedikim romantik. “Të dua sot, nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër deri në fund të jetës”,- shkruhet në letër.

Në foton e fundit të postimit, duket dhe fytyra e një mashkulli, të cilën Morina e ka mbuluar me një emoji zemër.

“Pa fjalë, më e lumtur se kurrë,”– shton më tej Fjolla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *