Me damarët e prerë, gjendet i pajetë 67-vjeçari në një hotel në Tiranë

Një 67-vjeçar është gjetur i vdekur në një hotel në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, ditën e sotme, është gjetur i pajetë në ambientet e dhomës së një hoteli, në rrugën “Mihal Duri”, shtetasi R. Z., 67 vjeç, lindur në Skrapar.

Paraprakisht dyshohet ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak se ka prerë damarët, në gjendje depresive. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë

Më datë 30.12.2021, është gjetur i pajetë në ambientet e dhomës së një hoteli, në rrugën “Mihal Duri”, shtetasi R. Z., 67 vjeç, lindur në Skrapar. Paraprakisht dyshohet ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak se ka prerë damarët, në gjendje depresive. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *