Mbahet sot Samiti për Forumin Ekonomik Botëror/ Prezent edhe kryeministri Rama

Takimi vjetor në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror mbahet sot. Ky takim, mbledh krerë shtetesh, drejtues biznesi dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare. Në samitin e këtij viti do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit tonë Rama.

Samiti synon të trajtojë çështjet e rëndësishme botërore, nisur nga ndryshimet klimatike dhe pasiguria ekonomike deri te paqëndrueshmëria gjeopolitike dhe shëndeti publik. Megjithatë mbetet e paqartë se sa veprime konkrete do të ndërmerren pas tij.

Gjatë katër ditëve në të cilat është planifikuar të mbahet samiti, janë planifikuar qindra sesione diskutimi publike. Mundësinë për të mbajtur fjalën e tij do ta ketë edhe kreu i qeverisë Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *