Masakra në Kosovë, shkon në 4 numri i viktimave/ Vrasësi ishte i maskuar dhe gjuajti në drejtim të autobusit!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rajonin e Dukagjinit ku persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit me nxënës , që po shkonte në fshatin Gllogjan nga Komuna e Deçanit.

Sipas informacioneve në këtë autobus si pasojë e të shtënave tre persona kanë vdekur,  shoferi i automjetit, dy nxënës, një vajzë dhe një djalë, si dhe një person tjetër. Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj tha se autobusi po transportonte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Burime bëjnë me dije se shoferi Gani Gjokaj ishte nga fshati Skivjan i Gjakovës.

Njëri nga 3 viktimat, ky është shoferi i autobusit që mbeti

Viktimat nxënës dyshohet se janë të shkollës së mesme, Gentiana Mustafaj 17-vjeçare dhe Ledion  Hamzai  18-vjeçar. Ndërsa të plagosur kanë mbetur gjashtë nxënës, tre prej tyre në gjendje të rëndë dhe tre pak më lehtë.

Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmani shprehet se fëmijët kanë deklaruar “se dikush ka dalë përpara dhe ka qëlluar mew kallash. Ka qenë një person me maskë dhe ka gjujtur drejt autobusit. Fëmijët kanë parë vetëm një person”.

/Burimi: Gazeta Express/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *