Lufta dhe masakrat në ish-Jugosllavi janë bërë objekt edhe i një filmi tjetër artistik, i cili këtë herë është nominuar edhe për “Oscar”.
Filmi i autores nga Bosnja dhe Hercegovina, Jasmila Zhbaniç, “Quo vadis, Aida?”, i cili flet për gjenocidin serb në Bosnjë dhe masakrën e Srebrenicës, u nominua për çmimin prestigjioz “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë jashtë botës anglishtfolëse.
Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit, publikoi zyrtarisht nominimet për çmimet e 93-të të Akademisë, të cilat do të mbahen më 25 prill.
Pasi lista e ngushtë me 15 filma u shpall në mes të shkurtit, Akademia shpalli sot listën e ngushtë me pesë filma, përfshirë “Aida”.
Përveç filmit boshnjak, në garën për titullin e filmit më të mirë të huaj ishin gjithashtu filmat: ”Another Round” (Danimarkë), “Better Days” (Hong Kong), “Collective” (Rumani), “The Man Who Sold His Skin” (Tunizi).
Ajo që mund të thuhet është se, një sukses i tillë i filmit “Quo vadis, Aida?”, ishte gjithashtu i pritshëm, duke marrë parasysh se filmi i Jasmila Zhbaniç, hasi në vlerësime shumë pozitive, dhe tashmë është shënuar si një nga favoritët për Oscar.
Këtë e konfirmojnë nominimet dhe çmimet në shumë festivale të tjera prestigjioze.
/Priza.al/