‘Mars’ dhe ‘Snickers’ i hanë ‘kokën’ kreut të AKU-së, akuzohet për favorizim dhe shpërdorim detyre pas skandalit të akulloreve  

U tregua mjaft “zemërgjerë” duke mos ndërmarrë asnjë masë apo bllokim ndaj kompanive që tregtojnë me shumicë produkte të shumëkombëshes “Mars”, por çokollatat dhe akulloret e kësaj të fundit i “hëngrën kokën” drejtorit të AKU-së.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, Bledar Skënderi, u lirua sot nga detyra me vendim qeverie. Në vendin e tij është emëruar Jeta Deda, e cila nga sot do të jetë drejtorja e re e AKU-së.

Skënderi u padit në SPAK një muaj më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për shpërdorim detyre.

KLSH sqaroi se, kallëzimi erdhi pas kontrollit të ushtruar në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, pas alarmit të ngritur nga Bashkimi Europian, për disa lloje akulloresh që kishin përbërës të rrezikshëm për shëndetin.

Sipas KLSH-së, drejtori i AKU nuk mori asnjë masë, nuk kreu inspektime, nuk bllokoi këto produkte dhe nuk i tërhoqi nga tregu akulloret dhe çokollatat e rrezikshme.

Aktualisht të gjitha këto akullore dhe çokollata, nga më të lirat në vend, tregtohen hapur dhe fare lirshëm në të gjitha dyqanet ushqimore dhe supermarketet e vendit.

Edhe kur lajmi pëër produktet e rrezikshme me derivatë kancerogjen, morri dhenë në të gjithë Europën dhe u përhap me shpejtësi edhe nga mediat shqiptare, tregtimi i këtyre produkteve vijoi pa asnjë problem dhe AKU nuk mori asnjë masë parandalimi apo bllokimi.

Bledar Skënderi përpara se të merrte detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mbante postin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lirohet nga detyra drejtori i AKU-së - Abc News

Vendimi i qeverisë për shkarkimin e Shkëmbit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Bledar Skënderi është liruar nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe në vendin e tij është emëruar Jeta Deda.

VENDIMI I PLOTE

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Bledar Skënderi, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Znj. Jeta Deda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR CAKTIMIN E DISA ANËTARËVE TË BORDIT TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 64, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Caktimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sipas shkronjave “dh”, “ë”, “f” dhe “g”, të pikës 2, të nenit 64, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, si më poshtë vijon:
  2. a) Znj. Alma Çupi, person publik nga fusha e medias;
  3. b) Përfaqësues shkencorë të fushave të ushqimit, ushqimit për kafshë, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve:
  4. Znj. Erinda Lika, prof. asoc., pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare;
  5. Z. Kapllan Sula, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit;

iii. Znj. Anila Kopali, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit;

  1. Z. Seit Shallari, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit;
  2. Z. Shpend Shahini, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit.
  3. c) Znj. Ersida Teliti, përfaqësues i shoqatave të konsumatorëve;

ç) Z. Valentina Postoli, përfaqësues i shoqatave së agrobiznesit.

  1. Vendimi nr.128, datë 11.2.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e disa anëtarëve të bordit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *