Mallorca bllokon anëtarësimin e tifozëve pas skandalit me Vinicus Jr

Mallorca ka revokuar kartën e anëtarësimit të një tifozi për tre vjet pasi ofendoi sulmuesin e Real Madridit, Vinicus Junior dhe Samu Chukwueze të Villarrealit.

Në shkurt të këtij viti, tifozët e Mallorcas u filmuan duke e quajtur brazilianin majmun në një video të publikuar pas fitores 1-0 kundër Realit.

Një nga ata mbështetës u identifikua se kishte abuzuar në mënyrë raciale anësorin e Nigerisë Chukwueze në ndeshjen kundër Villarrealit dy javë më vonë.

“Komiteti i Etikës së Klubit sanksionon me tërheqjen e kartës së anëtarësimit për tre vjet tifozin që përdori fyerje ksenofobike si ndaj lojtarit të Real Madrid, Vinicius Junior, ashtu edhe ndaj Samu Chukwueze, lojtarit të Villarrealit”, tha klubi i La Liga në një deklaratë të martën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *