‘Mafia shqiptare dominon tregun e kokainës’ Media britanike zbulon bashkëpunimin e policisë angleze me SPAK

Mediat britanike kanë zbuluar se policia e Yorkshire në Mbretërinë e Bashkuar është duke bashkëpunuar me Policinë Shqiptare dhe autoritetet e drejtësisë me qëllim për të goditur bandat e krimit të organizuar.

Partneriteti, i quajtur Ekipi i Përbashkët Hetimor dhe i përbërë nga oficerë të Skllavërisë Moderne të Policisë së Yorkshire-it të Jugut dhe Ekipit të Vulnerabilitetit të Krimit të Rënda dhe të Organizuar do të punojë me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit të Shqipërisë (SPAK).

Sipas “examinerlive” rezultati i parë i këtij bashkëpunimi ishte arrestimi dhe dënimi i dy kriminelëve, njëri prej të cilit shqiptar, që mbajtën peng dhe torturuan dy persona të tjerë me qëllim marrjen e parave. “Bandat shqiptare dhe bandat lituaneze kanë fituar famë, dhe mafia shqiptare është ekspozuar se kontrollon tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar” – thuhet në artikull.

“Ne e dinim se ky rast do të kërkonte bashkëpunim ndërkombëtar, duke qenë se viktimat ishin nga Shqipëria dhe ishin trafikuar potencialisht në MB për t’u shfrytëzuar, dhe të dyshuarit ishin nga Shqipëria dhe Lituania. Hetimet fillestare zbuluan se viktimat ishin mbajtur dhe dhunuar në përpjekje për të zhvatur para nga familjet e tyre, të cilat ndodheshin ende në Shqipëri” – tha zyrtari i policisë britanike.

Ai gjithshtu vlerësoi bashkëpunimin me Ambasadën Shqiptare dhe SPAK.

Të arrestuarit

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *