Aksident në Vlorë/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Kuç, pranë fshatit Qishbardhë. Një makinë tipi ‘Fiat Punto’ me drejtues 25-vjecarin me iniciale E.M, ka dalë nga rruga.

Automjeti ka humbur kontrollin në kthesë si rrjedhojë e shpejtësisë së lartë. Drejtuesi i mjetit i plagosur rëndë është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë që po kryejnë hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *