“Lufta jote është e vështirë”/Arbana Osmani revoltohet keq me dy moderatoret e njohura

Mbrëmjen e djeshme Einxhel Shkira u surprizua nga dy moderatoret e njohura të ‘Top Channel’, të cilat janë edhe mikeshat e saja më të ngushta, Fjoralba ponari dhe Argjira Spanca.

Argjira dhe Fjoralba hynë në shtëpi për të motivuar dhe këshilluar shoqen e tyre.

Të dyja nuk kanë nguruar që përveç përqafimeve t’i japin edhe disa këshilla.

‘’Lufta jote është e vështirë, ke rrugëtim me gunga por e meriton ashtu si të gjithë të tjerët. Karaktere si ty lufton vazhdimisht derisa përqafohen përfundimisht’’,- tha Fjoralba.

Gjithashtu një koment ato kishin rezervuar edhe për marrëdhënien e saj më Dagz, çift të cilin ato e përkrahën publikisht.

‘’Jeni shumë të mirë të dy, Dagz është një djalë fantastik. Tani ke një person që mund të të dëgjojë pa u lodhur ato bisedat e tua në mes të natës’’,- tha Argjira, teksa i kërkoi Arbana Osmanit që t’i jepinin mundësinë që të takonin edhe DJ Dagzin pasi ajo e kishte pasur si vëlla.

Mirëpo në një moment modertorja Fjoralba Ponari tentoi t’i jap një mesash të koduar Einxheil për atë sesi po shihet lidhja e saj nga jashtë dhe që të mos ç’fokusohet nga objektivi se përse ka hyrë në ‘Big Brother VIP’

Pas këtij komenti ka ardhur ndërhyrja e menjëhershme e Arbana Osmanit e cila ndërpreu menjëherë takimin e vajzave dhe i penalizoi duke mos i lejuar të takonin DJ Dagzin, pasi kishin dhënë informacion nga jashtë. Sipas Arbanës këto informacione vetëm i shpërqendrojë banorët dhe nuk janë në të mirën e tyre.

“Lufta jote është e vështirë”/Arbana Osmani

Loja e qetësisë/ Arbana Osmani “hyn” në “Big Brother VIP”, ja si reagojnë  banorët
Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *