Lirohet me kusht Safet Bajri/ Vuante dënimin e gjykatës belge

Ditën e sotme është liruar Safet Bajri, i cili vuante dënimin e gjykatës belge në burgun e Fierit.

Kujtojmë se më 22 shtator të 2018 11 persona u arrestuan në kuadër të Operacionit ‘OAZ’ ndër të cilët edhe Safer dhe Enver Bajri.

Fillimisht ata akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Grupi akuzohej për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.
Si dhë për një kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë shumë parash.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *