Lajm i mirë për tifozët katalanas/ Xavi Hernandez do jetë trajneri i ri i Barcelonës, kur pritet të debutojë

Pas shkarkimit të holandezit Ronald Koeman, Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. E përditshmja spanjolle AS, ka zbardhur edhe detajet e fundit në lidhje me trajnerin e ri. Xavi do të prish marrëveshjen me Al Saad të enjten e ardhshme ndërsa do të prezantohet në krye të Barcelonës pas sfidës kundër Celta. Xavi do të debutojë në stolin blugrana më 20 nëntor, në derbin kundër Espanjol.

Xavi 696x391

Tifozët presin me padurim rikthimin e Xavi-t, këtë herë si trajner, për të rikthyer sa më shpejt Barcelonën në garë pasi katalunjasit vijojnë ecurinë negative, e fundit ishte barazimi 1-1 kundër Alaves.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *