La Liga, Barcelona i falet një gafe, katalanasit mjaftohen me Pedrin

Barcelonës i mjaftoi një gol për të dalë me tre pikët ndaj Celta Vigos (1-0).Sfida do zhbllokohej në minutën e 17-të. Pedri përfiton pas një gabimi në zonë të kundërshtarëve dhe e pati të lehtë për të shënuar.

Celta Vigo vuajti shumë për të dalë përpara, madje e kishte mision të vështirë edhe gjuajtjen në portë. Nëse kjo situatë u pa te mysafirët, katalanasit dukeshin pa shënjestër, me Leëan me shokë që nuk u treguan aspak cinikë para portës.

Sfida mbyllet pa ndryshim rezultati. Ekipi i Xavit vijon të kryesojë kampionatin dhe shkon në El Clasicon me Real Madrid me moralin lart. Celta gjendet në mesin e tabelës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *