Ky shtet europian është i pari që u hap dyert shqiptarëve, pa asnjë pengesë… por këtë aksesor duhet ta keni patjetër

Shqipërië është një shtet që duket sikur është çliruar tashmë nga flama që përfshiu gjithë botën gjatë vitit 2020, por pavarësisht shifrave të të prekurve, jo të gjitha shtetet e Europës duket se janë dashamirëse me ne.

Edhe pse shqiptarët tashmë duket se e kanë arritur imunitetin e turmës, edhe për shkak të numrit të vogël të popullsisë, por edhe pasi janë injektuar me solucionin anti-flamë, përsëri në shumë vende atyre u duhen dokumente ekstra për të udhëtuar.

Por duket se Austria është shteti i parë që është treguar dashamirës ndaj vendit tonë, duke hequr e para të gjitha kufizimet ndaj shqiptarëve për të lëvizur drejt saj.

BEST OF AUSTRIA – 12 Days – Austria | Custom Travel Network

Austria ka hequr të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike, të cilët që prej datës 24 qershor (pra nga nesër), mund të lëvizin lirshëm drejt saj pa treguar në kufi dokumente mbi injeksionet anti-flamë, teste 72 orëshe PCR, apo edhe dokumente të tjera të panevojshme.

Lajmi është bërë me dije nga aeroporti i Rinasit në faqen e tij zyrtare. Në njoftim thuhet se pasagjerët nuk kanë nevojë për asnjë kriter testi apo injeksioni, ndërsa vizat për rastet e aplikueshme do të vazhdojnë si më parë.

Për pasagjerët që udhëtojnë drejt Austrisë, i vetmi kriter apo “kusht” është se nevojitet vetëm një maskë “FFP 2”, e ilustruar me foto në faqen e Aeroportit.

Koumask Mundschutz FFP2 Maske FFP 2 | Kaufland.de

Njoftimi i TIA

“Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter injeksioni

3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania ‘Austrian Airlines’ që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.

Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit ndaj flamës, që ka destinacioni final i mbërritjes.

Faleminderit për bashkëpunimin”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *