Kuvendi/ Steinmeier: Ju kemi mbështetur prej dekadash, 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani

Presidenti gjerman Steinmeier vuri theksin tek marrëdhëniet e mira me vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Steinmeier tha se Gjermania na ka mbështetur prej dekadash dhe iu mbështesim në ndërtimin ekonomik të vendit tuaj. Më tej ai tha se më shumë se 70 mijë jetojnë në Gjermani, volumi tregtar ka arritur 450 mln euro për 2021, vendi ynë është partneri i katër më i madh për Shqipërinë.

“Kënaqësi të jem pranë jush në Tiranë, këtë qytet rinor, entuziast për të ardhmen, qytet të vërtetë europian. Kryeqyteti europian i rinisë 2022, çfarë do t’i shkonte më shumë sesa ky titull që me çeljen e bisedimeve drejt BE-së nis një fazë e re. Vizitën e fundit e kam bërë para 6 vitesh, tani pas më shumë se dy vitesh pandemi dhe kur bota është një tjetër në shumë drejtime mund të

Qëndrimin tuaj të qartë pro euriopian kam mundur ta vëzhgoj gjatë periudhës sime të presidencës. Kam ndjerë gëzim, sa më shumë kur në këtë kohë gjetkë në Europë bëhet një politikë skeptike ndaj BE. Për mua është një nder i madh të flas këtu në këtë parlament.

Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhura më njëria tjetrën, prej dekada. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çlirua prej izolimit të diktaturës, dhe iu mbështesim në ndërtimin ekonomik të vendit tuaj. Më shumë se 70 mijë jetojnë në Gjermani, volumi tregtar ka arritur 450 mln euro për 2021, vendi ynë është partneri i katër më i madh për Shqipërinë. Sipërmarrjet gjermane janë aktive. Edhe në dimensionin kulturor bashkëpunojmë”, tha Steinmeir.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *