KUPA E SHQIPËRISË/ Zbardhet axhenda, ja kur do të luhen ndeshjet e kthimit të turit të parë

Kupa e Shqipërisë do të luaj ndeshjet e saj të kthimit të turit të parë, e cila do të luhet në dy ditë, me 11 dhe 12 tetor. Më 11 tetor, në Grupin A, Dinamo do të presë Butrintin në orën 14:00 në “Selman Stërmasi”, me sfidën e parë që ka përfunduar 0-1 në favor të bluve kryeqytetas.

Po në këtë orë në Bylisi pret Pogradecin, me ballshiotët që janë thuajse të kualifikuar pas fitores 0-3 në ndeshjen e parë, ndërsa Tërbuni-Lushnja luhet në orën 15:00, në kompleksin e Pezës.

Më 12 tetor, Grupi A do t’i luajë të gjitha ndeshjet e saj në orën 14:00, me Tiranën që pret Veleçikun në kompleksin “Skënder Halili”, Partizani-Oriku që do të luhet në Elbasan, Vllaznia-Flamurtari, Korabi-Besa dhe Vora-Kastrioti, me këtë të fundit që do të luhet në kompleksin e Pezës.

Në Grupin B, më 11 tetor do të ketë vetëm dy ndeshje. Laçi do të presë në kompleksin e Pezës Devollin në orën 13:00, ndërsa Teuta pret në “Niko Dovana” Luzii 2008 në orën 14:00.

Më 12 tetor, po në këtë grup, do të luhen gjithashtu të gjitha ndeshjet në orën 14:00. Kukësi pret Labërinë në kompleksin e Kamzës, Egnatia do të ndeshet me Shkumbinin, Skënderbeu pret Maliqin, ndërsa Erzeni luan kundër Turbinës në “Tofik Jashari”. Gjithashtu do të luhen Tomori-Burreli dhe Apolonia-Burreli, në aneksin e stadiumit, Fier.

GRUPI A

11 tetor

Dinamo-Butrinti 14:00 (1-0) (A5)

(në “Selman Stërmasi”)

Bylisi-Pogradeci 14:00 (3-0) (A6)

Tërbuni-Lushnja 15:00 (0-2) (A8)

(në kompleksin e Pezës)

12 tetor

Tirana-Veleçiku 14:00 (3-0) (A1)

(në kompleksin “Skënder Halili”)

Partizani-Oriku 14:00 (0-0) (A2)

(në “Elbasan Arena”)

Vllaznia-Flamurtari 14:00 (1-2) (A3)

Vora-Kastrioti 14:00 (0-1) (A4)

(në kompleksin e Pezës)

Korabi-Besa 14:00 (1-1) (A7)

GRUPI B

11 tetor

Laçi-Devolli 13:00 (2-0) (B1)

(në kompleksin e Pezës)

Teuta-Luzi 2008 14:00 (0-0) (B3)

(në “Niko Dovana”)

12 tetor

Kukësi-Labëria 14:00 (3-0) (B2)

(në kompleksin e Kamzës)

Egnatia-Shkumbini 14:00 (3-0) (B4)

Skënderbeu-Maliqi 14:00 (5-1) (B5)

Erzeni-Turbina 14:00 (2-1) (B6)

(në “Tofik Jashari”, Shijak)

Apolonia-Besëlidhja 14:00 (1-0) (B7)

(në aneksin e stadiumit, Fier)

Tomori-Burreli 14:00 (1-2) (B8)

* në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para;

SKEMA E TURIT TË DYTË

GRUPI A

  • A8-A1 (C1)
  • A7-A2 (C2)
  • A6-A3 (C3)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *