Kris Jenner për herë të parë në kopertinën e ‘Vogue’

Ylli i “Kardashians” Kris Jenner, i ka parë vajzat e saj të famshme shumë shpesh në revista në të kaluarën dhe tani është momenti i saj për të shkëlqyer. Jenner shfaqet në kopertinën e numrit dhjetor 2022 të revistës ‘Vogue’, duke pozuar në një set fotografik bardh e zi për ‘Leaders Issue’ e veshur me një golf në ngjyrë të zezë dhe me shumë bizhuteri. Kjo është hera e parë që 65-vjeçarja pozon për ‘Vogue’.

Gjatë intervistës së saj, themeluesja e ‘Safely’ dëshmon se vajza e saj Kendall Jenner nuk është e vetmja supermodele në familje.

Fansat u fiksuan menjëherë pas pamjes, e ndërsa një tjetër fanse e shpalli atë “Mbretëresha e gjithçkaje”. Një komentues u shpreh se: “Vështirë të besohet se je nënë e 6 fëmijëve dhe gjyshe e 12 nipërve. Jeni mahnitëse!”

Sigurisht, Kris është shfaqur në revista të tjera, por fëmijët e saj kanë pozuar në kopertina të shumta të ‘Vogue’. Kendall, si e preferuara e industrisë së modës, ka qënë pjesë e 13 botimeve ndërkombëtare, ndërsa Kim Kardashian në 10 kopertina, duke përfshirë tre për ‘American Vogue’ njëra prej të cilave ishte me Kanye West në vitin 2014, për të tronditur dhe zhgënjyer lexuesit në atë kohë. Gjithashtu, Kourtney dhe Kylie janë shfaqur në edicionet ndërkombëtare të ‘Vogue’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *