Krifca nga Mallakastra: Fermerët kanë investuar në fabrika e sipërmarrje agroturizmi

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka vizituar këtë fundjavë fermerët e Mallakastrës.

Krifca në ‘Facebook’ shkruan se falë mbështetjes së programeve të AZHBR shumë fermerë kanë investuar në fabrika të përpunimit të vajit, sipërmarrje agroturizmi, baxho e ferma.

Sakaq thekson se më këto lloj investimesh, fermerët mbajnë ekonomitë familjare dhe tregun vendas.

Postimi i plotë:

Mallakastër – Kënaqësi edhe mes shiut të shohësh stendat e Panairit të Ullirit në Ballsh, ku fermerë nga fshatrat përreth mblidhen të ekspozojnë produktet e tyre, e ku falë mbështetjes së programeve të AZHBR, disa prej tyre kanë investuar në fabrika të përpunimit të vajit, sipërmarrje agroturizmi, baxho e ferma, me të cilat mbajnë jo vetëm ekonomitë e tyre familjare, por dalin edhe në tregun vendas e të huaj?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *