Kosova shkon në festivalin e Kanës me filmin ‘Luaneshat e Kodrës’

Filmi “Luaneshat e Kodrës” me regji të Luana Bajrami do të shfaqet premierë në edicione e radhës së festivalit të filmit në Kanë të Francës. Kosova bën edhe njëherë histori me përfaqësimin e parë në garën më të rëndësishme për kinematografi. Ky do të jetë filmi i parë kosovar i metrazhit të gjatë që do ta shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë.

“Diku në një fshat të vogël në Kosovë, tri të reja shohin se si ëndrrat dhe ambiciet e tyre po u mbyten. Kërkimin e tyre për pavarësi asgjë nuk mund ta ndalojë: ka ardhur koha për luaneshat të ulërijnë. Ky është rrugëtimi që na e sjellë Luana Bajrami përmes filmit të parë të saj. ‘Luaneshat e Kodrës

Kryeministri Albin Kurti në një postim në ‘Facebook’ u shpreh se Luana me veprimtarinë në film është dëshmi që kreativiteti i rinisë së Kosovës është një prej aseteve më të fuqishme të vendit tonë, që i japin shpirt dhe frymëzim shoqërisë dhe aktivisht e denjësisht e përfaqësojnë Kosovën në garë krah për krah me të gjithë aktorët e botës në çdo rrafsh artistik e profesional.

‘Luaneshat e Kodrës’ është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz. “Jam shumë e gëzuar për njohjen dhe entuziazmin që veç i është dhënë filmit. Sidomos pasi që është filmi im i parë me metrazh të gjatë që merret me tema që janë shumë të rëndësishme për mua: rinia dhe dëshira e rinisë për liri”, është shprehur regjisorja Luana Bajrami.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë). Në rolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora dhe Luàna Bajrami. Premiera do të shfaqet në kuadër të programit Director’s Fortnight të Festivalit të Kanës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *