Koshat e mbeturinave mungojnë prej vitesh në fshatin Golem, banorët bllokojnë rrugën me mbetjet urbane

Banorët e fshatit Golem i madh në Njësinë Administrative Golem, Bashkia e Lushnjës për të disatën herë protestojnë për shërbimet e munguara. Një ndër ankesat kryesore e banorëve është mungesa e koshave të mbetjeve urbane që sipas tyre ka vite që është evidente.

Sipas banorëve mbetjet urbane hidhen vend e pa vend duke përbërë rrezik real për përhapjen e sëmundjeve madje edhe pranë institucioneve ka depozitim të mbetjeve në të cilat ka kafshë e shpendë të ngordhur.

Sot paradite banorët e Golemit bllokuan në mënyrë simbolike me thasë mbeturinash rrugën kryesore për të sjellë në kujtesë të bashkisë problemet që ata kanë.

Banorët shprehen se janë taksapagues të rregullt, madje edhe për ndriçim e gjelbërim që mungojnë prej vitesh dhe janë fshati i vetëm në bashkinë Lushnjë që nuk kanë kosha për hedhjen e mbeturinave urbane.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *