Konsumimi i çokollatës së mirë ju ndihmon edhe për stabilizimin e kësaj sëmundje

Nëse jeni një qejfli çokollatash apo e keni atë pjesë të rregullt të dietës tuaj, tani vjen edhe një arsye më tepër për ta konsumuar… Një studim i fundit nga “Scientific Reports”, tregon se konsumimi i çokollatës në sasinë dhe cilësinë e duhur, ndihmon jo vetëm mirëfunksionimin e zemrës.

Gjatë hulumtimit të mënyrës ushqyese të më shumë se 14,000 grave në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 20 viteve, studiuesit zbuluan se, një dietë e pasur me flavanol lidhej me presionin e ulët të gjakut.

Flavanolët janë një nëngrup i flavonoideve, të cilat janë lëndë ushqyese thelbësore plot me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Flavanolët zakonisht gjenden në çaj, verë të kuqe, fruta dhe perime shumëngjyrëshe.

Ato janë veçanërisht të bollshme në fasulet e kakaos, dhe kështu, pluhur kakao gjithashtu.

Gjatë studimit, shkencëtarët përdorën përbërës të caktuar që gjenden në gjak ose urinë, për të përcaktuar saktësisht sasinë e flavanoleve që konsumonin pjesëmarrësit.

Ata zbuluan se, një marrje e lartë flavanoli shoqërohej me një presion arterial sistolik (numri kryesor i rëndësishëm).

Në fakt, gratë që konsumuan më shumë flavanolë, kishin një presion sistolik të gjakut që ishte 2.5 pikë më i ulët se gratë, që konsumuan më pak. Ky përmirësim është i ngjashëm me përfitimet afatgjata të dietës mesdhetare.

Një ndryshim prej vetëm disa pikash mund të duket i parëndësishëm, megjithatë studiuesit thonë se, edhe një ulje e vogël e presionit mesatar të gjakut të një popullate mund të ketë një ndikim të madh.

Mund të zvogëlojë rastet e hipertensionit dhe në fakt, të zvogëlojë numrin e njerëzve me një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *