Konkurenti i ri i “Dance Albania” është brenda familjes së ‘Klan’

Arta Nitaj ishte e eleminuara e natës së pestë të “Dance Albania”. Teksa çdo të hënë të spektaklit të kërcimit një konkurent lë garën, të tjerë janë në radhë për t’u bërë pjesë e spektaklit.

Disa ditë më parë u lakua emri i ish-konkurentes së ‘Përputhen’, Melisa Lleshit e cila pritet të bëhet pjesë e “Dance Albania”. Mirëpo së fundmi burime për ‘Kryefjala’ kanë bërë me dije se një tjetër emër i njohur do t’i bashkohet spektaklit.

Bëhet fjalë për aktorin e humorit, Visjan Ukcenaj, i cili momentalisht është i angazhuar edhe në show-n e përjavshëm të humorit në Klan, ‘Klanifornia’. Mesa duket këtë herë Vera dhe Alketa nuk ka kërkuar shumë larg, por e kanë gjetur brenda familjes konkurentin.

Sakaq kujtojmë që në natën e katërt të spektaklit të kërcimit “Dance Albania” janë prezantuar dy konkurrentë të tjerë të rinj. Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri i është bashkuar kastit të konkurentëve në emisionin e kërcimit. Personazhi tjetër që i bashkohet “Dance Albania” ishte edhe ish-konkurrenti i “Big Brother Vip”, Meridian Ramçaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *